Zyrtarët grekë po e kërkojnë një turist amerikan që u zhduk pasi doli për t’u ngjitur në mal vetëm në ishullin Amorgos.
Autoritetet kanë thënë se Albert Calibet u zhduk të martën kur miqtë e tij raportuan se nuk ishte kthyer nga mali.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDisa ekipe kanë marrë pjesë në kërkim, përfshirë edhe vullnetarë, raportoi BBC.
Zhdukja e tij ndodhi disa ditë pasi prezantuesi britanik Michael Mosley u zhduk në ishullin grek Symi dhe trupi i tij u gjet katër ditë më vonë.
Ekipet po e kërkojnë në tokë dhe në det për Calibetin.
Autoritetet kanë thënë se mali nëpër të cilin u nis Calibet nuk është i vështirë, por se ai mund të ketë ndryshuar udhë duke zgjedhur ndonjë rrugë më të vështirë.