Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez, ka thënë se Nicolas Maduro mbetet i vetmi president i Venezuelës.
Deklaratën e dha në një paraqitje televizive, pas arrestimit të Maduros nga forcat amerikane gjatë natës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeklarata e saj vjen vetëm pak pasi presidenti amerikan, Donald Trump, u shpreh se ajo është betuar si lidere e re e shtetit. E Trumpi po ashtu ka thënë se ajo është dakorduar të bashkëpunojë me SHBA-në “sepse nuk kishte opsion tjetër”.
Rodriguez në paraqitjen televizive ishte me kryeparlamentarin Jorge Rodriguez, të cilin e ka vëlla, si dhe me ministrat e brendshëm e të mbrojtjes.
Rodriguez ka bërë thirrje për unitet dhe mbrojtje të shtetit pas “kidnapimit” të Maduros dhe ka thënë se Venezuela nuk do të jetë koloni e askujt.