Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se inteligjenca ukrainase ka identifikuar 155 shtetas kinezë që po luftojnë bashkë me forcat ruse, një ditë pasi Ukraina tha se dy kinezë ishin zënë.
Kina vazhdimisht ka mohuar përfshirjen në luftë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze pati thënë të mërkurën se çfarëdo pretendimi se shtetas kinezë po luftojnë në Ukrainë është i pabazë, raportoi CNN.
Një dokument i agjencive të sigurisë ukrainase ka treguar një listë me mbi 150 kinezë që kanë shërbyer në forcat ruse.
“Ne po mbledhim informacione dhe besojmë se ka edhe më shumë”, ka thënë Zelensky.
Zelensky ka thënë se Ukraina është e gatshme t’i shkëmbejë dy kinezët e kapur me të burgosur ukrainas të luftës.