Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar të premten pas sulmeve masive ruse mbi Kiev, tek ka përsëritur se “Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për të”, përderisa i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës që t’i bëjnë më shumë presion Moskës zyrtare, ka raportuar The Guardian.
“Duhet të veprojmë me vendosmëri”, ka thënë Zelensky.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKatër persona u vranë dhe 49 të tjerë mbetën të lënduar, por sipas tij ky numër mund të rritet ende pasi “njerëzit po kërkojnë ndihmë”.
“Që nga minuta e parë e kësaj lufte, ata kanë goditur qytete dhe fshatra për të shkatërruar jetë. Ne kemi bërë shumë së bashku me botën për ta ndihmuar Ukrainën të mbrohet. Por tani është pikërisht momenti kur Amerika, Evropa dhe të gjithë në mbarë botën mund ta ndalojnë këtë luftë së bashku duke ushtruar presion mbi Rusinë”, ka shtuar ai.