Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vlerësuar se biseda telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, ka qenë “pozitive, shumë substanciale, dhe e sinqertë”, dhe se beson fuqishëm se “nën lidershipin amerikan, paqja e qëndrueshme mund të arrihet brenda këtij viti”.
Zelensky në një postim në rrjetin social ‘X’ ka shkruar se Trumpi i ka ndarë detajet e bisedës së djeshme telefonike në mes tij dhe presidentit rus, Vladimir Putin. Lideri ukrainas ka shprehur gatishmëri për të zbatuar armëpushimin e kufizuar mbi infrastrukturën energjetike, raporton The Guardian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pala amerikane po ashtu ka propozuar një armëpushim pa kushte në vijën e frontit, dhe Ukraina e ka pranuar këtë propozim. Ne do të vazhdojmë të punojmë që ta bëjmë këtë të mundur”, ka shkruar ai.