Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Xi mbërrin në Vietnam për bisedime pas tarifave të Trumpit

Xi Jinping

Xi Jinping

Presidenti kinez, Xi Jinping ka mbërritur në Vietnam për bisedime, në turneun që po e zhvillon në Azinë Juglindore pasi vendi i tij dhe rajoni janë në qendër të vëmendjes së tarifave nga presidenti amerikan, Donald Trump. 

Udhëtimi i tij, përveç Vietnamit, do të zhvillohet edhe në Malajzi dhe Kamboxhia - partnerë kryesorë ekonomikë të Kinës, raportoi BBC-ja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të tre vendet, të cilat mbështeten shumë te Kina për tregti, po përballen me taksa nga 24% deri në 49% mbi importet në SHBA, përpara se të shpallej pauza 90-ditore javën e kaluar.

“Me Kinën duke u goditur nga tarifat gjigante 145%, Xi po kërkon të forcojë lidhjet me Azinë Juglindore, me të cilën Pekini ka "lidhje të forta për sa i përket tregtisë dhe investimeve të huaja direkte", ka thënë Lavanya Venkatesëaran, ekonomiste e lartë në bankën OCBC.