Botë

Vullkani rus shpërthen për herë të parë në më shumë se 600 vjet

Vullkani

Foto: Associated Press

Një vullkan ka shpërthyer për herë të parë në më shumë se 600 vjet në Lindjen e Largët të Rusisë, pasi një tërmet i fuqishëm goditi rajonin në fillim të kësaj jave. 

Shpërthimi i vullkanit filloi të shtunën në mbrëmje, sipas Ekipit të Reagimit ndaj Shpërthimeve Vullkanike të Kamchatkas, duke e bërë atë shpërthimin e parë historik. 

Derdhja e fundit e lavës ka ndodhur më shumë se 600 vjet më parë, ka thënë grupi, duke shtuar se lartësia e reve vullkanike ishte rreth 5000-6000 metra. 

Nuk ka zona banimi përgjatë rrugës së resë së hirit, kanë thënë shërbimet lokale të emergjencës në deklaratë. 

Shkencëtarët e kanë lidhur shpërthimin e vullkanit Krasheninnikov dhe një seri shpërthimesh të tjera në rajon me tërmetin me magnitudë 8.8 dhe valët pasuese në rajon, në fillim të kësaj jave. 

Tërmeti me epiqendër rreth 120 kilometra ka goditur në orën 11:24 të mëngjesit sipas kohës lokale në një thellësi prej rreth 21 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së. 

Kanë pasuar disa lëkundje pasuese me magnitudë deri në 6.9 ballë. 

Tërmeti dukej të ishte më i forti i regjistruar që nga tërmeti me magnitudë 9.1 ballë pranë Japonisë verilindore në mars 2011 që shkaktoi një cunami masiv.