Tetë ushtarë izraelitë janë vrarë në një shpërthim në jug të Gazës të shtunën, ka njoftuar ushtria izraelite, raporton “BBC”.
Është incidenti më vrarës për ushtrinë izraelite që nga janari.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUshtarët ishin në një automjet të blinduar kur janë goditur nga një shpërthim masiv.
Ngjarja ndodhi që një operacioni në lagjen Tal al-Sultan në Rafah, që ka qenë shënjestër kyçe e forcave izraelite në javët e fundit.
Më herët, krahu i armatosur i Hamasit ka thënë se ka lansuar një raketë në drejtim të një automjeti të blinduar izraelit.
Ushtarët po ktheheshin nga një operacion në Tal al-Sultan.
Mediumet izraelite raportojnë se forcat izraelite kanë vrarë 50 luftëtarë të Hamasit në operacion, por Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka thënë se 30 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit.