Të paktën pesë punonjës shëndetësorë janë vrarë në një sulm izraelit në qytetin Derdghaiya të Libanit, kanë bërë të ditur autoritetet libaneze të Shëndetësisë.
Ndërkaq në lagjen Dahieh të Bejrutit të kontrolluar nga Hezbollahu, dy sulme ajrore janë raportuar mbrëmjen e së mërkurës, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIzraeli thotë se ka në shënjestër "infrastrukturën terroriste".
Ushtria izraelite ka thënë se ka vrarë dy komandantë ushtarakë të Hezbollahut që qëndronin pas sulmeve me raketa në Izraelin verior. Kjo vjen një ditë pasi dy izraelitë u vranë nga raketat pranë kufirit me Libanin.