Dy punonjës të Ambasadës izraelite janë qëlluar për vdekje jashtë një muzeu hebre në qendër të Washington DC, kanë njoftuar autoritetet.

Burri dhe gruaja ishin një çift dhe u vranë ndërsa po largoheshin nga një ngjarje e lidhur me ndihmën e banorëve të Gazës në Muzeun Hebre në kryeqytet, ka thënë për BBC-në organizatori i ngjarjes.

I dyshuari është ndaluar dhe identifikuar nga policia si 30-vjeçari, Elias Rodriguez.

Policia thotë se ai bërtiti "Palestina e lirë" pasi u arrestua dhe oficerët "do të shqyrtojnë lidhjet e mundshme me terrorizmin”.

Ambasada e Izraelit ka njoftuar se dy anëtarët e stafit janë qëlluar "nga një distancë e afërt" ndërsa ministri i Jashtëm Gideon Sa'ar është shprehur se është një "sulm terrorist tronditës".

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se sulmi është i trishtë" dhe "i bazuar qartë në antisemitizëm".

Zyrtarët izraelitë akuzojnë Evropën për “nxitje antisemitiste”, pas tragjedisë në Washington

1 muaj më parë / 22 maj 2025 14:09
Gideon Saar

Ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Gideon Saar, ka akuzuar të enjten disa zyrtarë evropianë për “nxitje antisemitiste”, të cilat sipas tij, kanë qenë shkaktari i “klimës armiqësore” që rezultoi në vrasjen e dy anëtarëve të stafit të ambasadës së Izraelit në Washington, ka raportuar The Guardian.

Izraeli është përballur me kritika nga liderët evropianë për përshkallëzim të fushatës ushtarake në Rripin e Gazës, ku grupet humanitare kanë paralajmëruar se bllokada 11-javore e ndihmave dhe furnizimeve e ka lënë territorin palestinez në prag të krizës së urisë.

Saar nuk ka përmendur emra të ndonjë shteti apo zyrtari të caktuar, por ka shtuar se klima armiqësore e krijuar ndaj Izraelit, ka qenë faktori kryesor pas vrasjes së Yaron Lischinskyt dhe Sarah Lynn Milgrim në Washington DC të mërkurën.

“Është një vijë direkte që lidh antisemitizmin dhe nxitjen anti-Izrael prapa kësaj vrasje. Kjo nxitje është bërë gjithashtu nga liderë dhe zyrtarë të shumë shteteve dhe organizatave, veçanërisht nga Evropa”, ka thënë Saar.

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe shumë liderë të huaj e kanë dënuar sulmin.

Dy punonjës të Ambasadës izraelite u qëlluan për vdekje jashtë një muzeu hebre në qendër të Washington DC.

Burri dhe gruaja ishin çift dhe u vranë teksa po largoheshin nga një ngjarje e lidhur me ndihmën e banorëve të Gazës në Muzeun Hebre në kryeqytet.

I dyshuari është arrestuar dhe identifikuar nga policia si 30-vjeçari, Elias Rodriguez.

Ambasada izraelite publikon fotografi të çiftit të vrarë në Washington

1 muaj më parë / 22 maj 2025 09:59
Washington

Photo: Associated Press

Ambasada e Izraelit në SHBA ka publikuar fotografi të çiftit të vrarë në Washington DC të mërkurën në mbrëmje.

Mediat izraelite raportojnë se emrat e tyre të plotë janë Yaron Lischinsky dhe Sarah Milgram.

Viktimat “ishin në kulmin e jetës së tyre”, thuhet në një postim në X të ambasadës.

“Një terrorist i qëlloi dhe i vrau ndërsa dilnin nga një ngjarje në Muzeun Hebre në kryeqytetin amerikan”, thuhet në deklaratë.

Ambasada thotë se stafi i saj është "zemërthyer dhe i shkatërruar" nga vrasja.

"Asnjë fjalë nuk mund të shprehë thellësinë e pikëllimit dhe tmerrit tonë për këtë humbje shkatërruese.

Zemrat tona janë me familjet e tyre dhe ambasada do të jetë pranë tyre gjatë kësaj kohe të tmerrshme”, thuhet më tej në deklaratë. 

Netanyahu zotohet të rrisë sigurinë për misionet diplomatike nëpër botë

1 muaj më parë / 22 maj 2025 09:24
Benjamin Netanyahu

Photo: Associated Press

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë do të rritet siguria për përfaqësuesit izraelitë dhe në misionet diplomatike në mbarë botën.

"Zemra ime dhemb për familjet e tyre dhe të rinjt, jeta e të cilëve u ndërpre nga një vrasës i tmerrshëm antisemitik”, ka deklaruar Netanyahu.

"Ne jemi dëshmitarë të çmimit të tmerrshëm të antisemitizmit dhe nxitjes së egër kundër shtetit të Izraelit”, ka shtuar ai.

Reagimi i tij ka ardhur pasi dy punonjës të Ambasadës së Izraelit në Washington DC janë vrarë të mërkurën në mbrëmje, derisa po largoheshin nga një ngjarje që kishte të bënte me ndihmat në Gaza. 

Autoritetet kanë bërë të ditur se i dyshuari 30-vjeçar ka bërtitur "Palestina e lirë", gjatë arrestimit. 

Një deklaratë nga zyra e kryeministrit thotë se Netanyahu ka folur me prokurorin e përgjithshëm të SHBA-së, Pam Bondi dhe ambasadorin e Izraelit në vend.