Botë

Vriten dy policë nga një shpërthim në Moskë

Moske

Foto: Associated Press

Tre persona, përfshirë dy oficerë policie, janë vrarë në një shpërthim në Moskë të martën, kanë bërë të ditur autoritetet ruse.

Komiteti Hetues i Rusisë ka thënë në një deklaratë se dy oficerë të policisë rrugore kishin parë një "individ të dyshimtë" pranë një veture policie në rrugën Yeletskaya të qytetit dhe, kur iu afruan të dyshuarit për ta ndaluar, një pajisje shpërthyese ka eksploduar.

Dy oficerët e policisë vdiqën nga plagët e marra, së bashku me një person tjetër që po qëndronte aty pranë.

Sulmi vjen dy ditë pasi një gjeneral i lartë rus u vra në një shpërthim me veturë-bombë në kryeqytet të hënën.

Gjeneral-lejtnant Fanil Sarvarov vdiq pas shpërthimit të një një pajisjeje shpërthyese, e cila ishte vendosur nën një veturë.

Zëdhënësja e Komitetit Hetues, Svetlana Petrenko, ka thënë në një deklaratë në Telegram se një çështje penale po hetohej në Moskë "lidhur me përpjekjen për vrasjen e oficerëve të policisë rrugore".