Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vriten 12 persona në Ekuador në një arenë ku po organizoheshin përleshje të gjelave

Policia Ekuador

Autoritetet policore në Ekuador kanë arrestuar katër persona në lidhje me sulmin e armatosur në një arenë ku po organizoheshin përleshje të gjelave, ku mbetën të vdekur 12 persona, raporton BBC.

Armë dhe uniforma ushtarake u sekuestruan në bastisjet policore në provincën veriperëndimore të Manabit të premten – një ditë pas sulmit në komunitetin rural të La Valencia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pamjet e sulmit, të shpërndara në rrjetet sociale, shfaqën persona të armatosur duke hyrë në ring dhe duke hapur zjarr, teksa spektatorët e tmerruar provonin të fshiheshin.

Raportimet në mediat lokale sugjerojnë se sulmuesit e veshur në uniforma ushtarake ishin pjesë e një grupi kriminal, rivalët e të cilit ishin në arenën ku po mbaheshin përleshjet e gjelave.

Rreth 20 banda kriminale besohet se operojnë në Ekuador, duke rivalizuar njëra-tjetrën për kontrollin e rrugëve të drogës. 

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka thënë se afërsisht 70 për qind e kokainës në botë tanimë kalon përmes porteve detare të Ekuadorit, para se të niset për në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.