Botë

Vjedhja e kabllove lë mijëra të bllokuar në trenat spanjollë

Rrjeti hekurudhor Spanje

Mijëra njerëz mbetën të bllokuar në trena të dielën mbrëma, pasi vjedhja e kabllove të bakrit ndaloi shërbimet e trenave të shpejtësisë mes Madridit dhe rajonit të Andaluzisë në jug të Spanjës, transmeton “BBC”. 

Autoritetet kanë nisur një hetim të hënën pas vjedhjeve të së dielës. Ministri i Transportit, Oscar Puente, e quajti “akt serioz sabotimi”. 

Ai tha se vjedhja e kabllove ndodhi në pesë vende, të gjitha brenda pak kilometrash nga njëra-tjetra, në një linjë të shpejtësisë së lartë. Të hënën në mëngjes, u rikthye plotësisht funksionimi i linjave hekurudhore. 

Kjo ndërprerje erdhi një javë pasi Spanja dhe Portugalia pësuan një ndërprerje masive të energjisë elektrike. 

Më shumë se 10 mijë pasagjerë u bllokuan në zonat si Madrid, Sevilla, Malaga, Valencia dhe Granada dhe të paktën 30 trena.