Vera e vitit 2024 ishte më e nxehta në histori në Tokë, sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus, shkruan BBC të premten.
Vera në të gjithë Evropën ishte 1.54 gradë mbi mesataren afatgjatë 1991-2020, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm nga viti 2022.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGushti ishte gjithashtu muaji i 13-të në një periudhë 14-mujore ku temperatura mesatare globale tejkaloi 1.5 gradë mbi nivelet para-industriale.
Deri më tani këtë vit temperatura mesatare globale ka qenë 0.7 gradë mbi mesataren e viteve 1991-2020, që është më e larta ndonjëherë.
Prandaj, ka gjithnjë e më shumë gjasa që viti 2024 të jetë viti më i nxehtë i regjistruar globalisht, sipas Copernicus, shërbimi i jashtëm i Bashkimit Evropian për klimën.