Vendet arabe në Lindjen e Mesme e kanë dënuar sulmin e Izraelit mbi kryeqytetin e Katarit, Doha, të martën, i cili kishte për cak zyrtart e Hamasit.
Ministria e Jashtme e Jordanisë, e ka përshkruar sulmin si “një përshkallëzim provokues të rrezikshëm dhe të papranueshëm".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe Kuvajti e ka denoncuar fuqishëm sulmin, duke theksuar "mbështetjen e plotë" të tyre për masat e marra nga Katari në shenjë hakmarrjeje.
Abdullah bin Zayed, zëvendëskryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, gjithashtu e ka dënuar fuqishëm sulmin.
Sulltani i Omanit, në një deklaratë nga ministria e Jashtme e Omanit, e ka përshkruar sulmin si "një shkelje të hapur të sovranitetit të Katarit”.
Nuk dihet ende zyrtarisht nëse ka mbetur dikush i vrarë nga sulmi ndonëse një zyrtar i Hamasit i ka thënë Reutersit se të gjithë kanë shpëtuar.