Ish-presidenti i Perusë, Alberto Fujimori, i cili ishte dënuar për shkelje të të drejtave të njeriut dhe korrupsion, ka vdekur në moshën 86-vjeçare, ka konfirmuar vajza e tij.
Fujimori qeverisi Perunë midis viteve 1990 dhe 2000 përpara se të detyrohej të largohej nga detyra mes akuzave për korrupsion, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQëndrimi i tij i ashpër kundër një kryengritjeje guerile të krahut të majtë, kur ishte president, i solli atij akuza për shkelje të të drejtave të njeriut.
Por mbështetësit e tij e lavdërojnë atë për mposhtjen e rebelëve në një kohë kur ata dukeshin gati të merrnin pushtetin.
Ai u largua nga vendi, por më pas u arrestua dhe u ekstradua, përpara se të dënohej dhe të burgosej.
Vajza e tij Keiko Fujimori ka shkruar në rrjetet sociale se ish-presidenti kishte vdekur “pas një beteje të gjatë me kancerin”.
Mjeku i Fujimorit ka konfirmuar se ai kishte vdekur nga "kanceri i gjuhës".