Botë

Vdiq në moshën 35-vjeçare mbesa e John Kennedy, Tatiana Schlossberg

Tatiana Schlossberg

Foto: Associated Press

Ka vdekur në moshën 35-vjeçare Tatiana Schlossberg, mbesa e ish-presidentit të SHBA-së, John F Kennedy.

Familja e saj ka njoftuar vdekjen në një postim në rrjetet sociale, të ndarë nga Fondacioni i Bibliotekës "John F Kennedy".

“Tatiana jonë e bukur vdiq këtë mëngjes. Ajo do të jetë gjithmonë në zemrat tona”, thuhet në njoftim.

Në nëntor, Schlossberg, një gazetare e klimës, njoftoi diagnostimin e saj me një formë agresive të kancerit. Ajo kishte shkruar në një ese se i kishin dhënë më pak se një vit jetë.

Schlossberg ishte vajza e stilistit Edwin Schlossberg dhe diplomates Caroline Kennedy.

Në një artikull në The New Yorker të titulluar "Një betejë me gjakun tim", Schlossberg zbuloi se ishte diagnostikuar me leukemi akute mieloide në maj të vitit 2024, pasi lindi fëmijën e saj të dytë.