Dhjetë turistë hungarezë dhe gjermanë kanë mbetur të vdekur së bashku me një pilot kenian, kur një aeroplan u rrëzua në Kenia të martën.
Aeroplani po udhëtonte nga qyteti turistik Diani në bregdetin e Oqeanit Indian drejt rezervatit Maasai Mara të Kenias kur u rrëzua rreth orës 08:30 sipas orës lokale, ka bërë të ditur autoriteti i aviacionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTymi është parë të ngrihej nga rrënojat e aeroplanit, i cili u rrëzua në një zonë të pyllëzuar në Qarkun Kwale në juglindje të Kenias. Rrobat e pushuesve ishin të shpërndara në tokë dhe në pemët aty pranë.
Qeveria e Kenias ka bërë të ditur se hetuesit ishin dërguar për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur, teksa kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka shprehur ngushëllime.
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka thënë se tetë hungarezët e vdekur përfshinin dy familje, një të njohur të tyre dhe dy të mitur. Dy gjermanë kanë vdekur gjithashtu.