Botë

Vazhdojnë për të dytën ditë bisedimet e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit

Gaza

Foto: Associated Press

Bisedimet për armëpushimin midis Izraelit dhe Hamasit kanë vazhduar në Katar për të dytën ditë pasi avionët luftarakë dhe artileria izraelite nisën një valë të re sulmesh në të gjithë Gazën, duke vrarë të paktën 103 persona, sipas zyrtarëve shëndetësorë në territorin palestinez.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, sinjalizoi të dielën se Izraeli është i hapur për një marrëveshje me Hamasin që do të përfshinte "fundimin e luftimeve" në Gaza, por parashtroi kushte që janë refuzuar në mënyrë të përsëritur nga organizata militante islamike.

"Edhe në këtë moment, ekipi negociator në Doha po punon për të shterur çdo mundësi për një marrëveshje...që do të përfshinte lirimin e të gjithë pengjeve, mërgimin e terroristëve të Hamasit dhe çarmatimin e Rripit të Gazës”, ka thënë zyra e tij në një deklaratë.
Në Gaza, zyrtarët mjekësorë kanë thënë se nuk mund të përballonin viktimat nga sulmet më të fundit.

“Spitalet janë të mbingarkuara me numrin në rritje të viktimave, shumë janë fëmijë, disa raste të amputilmeve, teksa spitalet, të cilat janë goditur vazhdimisht nga okupimi, po luftojnë me mungesat e furnizimeve mjekësore”, ka thënë për Reuters Khalil al-Deqran, zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë në territor.