Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë të mërkurën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të “largohen” nga përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës, nëse Ukraina dhe Rusia nuk pajtohen për një marrëveshje, duke riafirmuar komentet e mëparshme të zyrtarëve amerikanë, raporton BBC.
Paralajmërimi i tij është bërë në kohën kur takimi i nivelit të lartë që u prit të mbahej në Londër midis ministrave të Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Ukrainës e SHBA-së degradoi në takim të nivelit të zyrtarëve, pasi sekretari amerikan, Marco Rubio, dhe i dërguari i posaçëm, Steve Witkoff refuzuan të marrin pjesë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSHBA-ja është e përqendruar në bisedimet e kësaj jave në Moskë, ku Witkoff do të takohet për herë të katërt me presidentin rus, Vladimir Putin, teksa shpejtësia e përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës është shtuar.
Nga ana tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka këmbëngulur se duhet “një armëpushim i menjëhershëm, i plotë dhe i pakushtëzuar”.