Botë

Vance: Lufta në Ukrainë nuk do të përfundojë shumë shpejtë

JD Vance

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance ka deklaruar se lufta në Ukrainë “nuk do të përfundojë shumë shpejt”, gjatë një interviste për Fox News. 

Vance tha se pyetja me të cilën administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po përballet tani është se si mund t’i ndihmojë Rusinë dhe Ukrainën “të gjejnë terren të mesëm” për të përfunduar konfliktin që ka filluar më shumë se tri vjet më parë, ka raportuar “BBC”.

Por, Vance ka shtuar se arritja e një marrëveshjeje dhe ndalimi i konfliktit “do të varet nga Rusia dhe Ukraina”;. 

Këto komente ai i bëri pak pasi Uashingtoni dhe Kievi nënshkruan një marrëveshje për të ndarë fitimet nga mineralet e rralla të Ukrainës në këmbim të asistencës së sigurisë nga SHBA-ja në të ardhmen.

Vance po ashtu ka mbrojtur qasjen e Trumpit mbi luftën në Ukrainë. 

“Po sigurisht që (ukrainasit) janë të zemëruar se po pushtohen. Por a do të vazhdojmë të humbim mijëra dhe mijëra ushtarë për disa milje territor në njërën anë apo tjetrën?”, ka shtuar Vance.