Ushtria e Izraeli ka njoftuar të martën se ka kryer një sulm ajror ndaj rebelëve Houthi - të përkrahur nga Irani - në Jemen, duke e nxjerr plotësisht nga funksioni aeroportin ndërkombëtar të Jemenit në kryeqytetin Sanaa. Sulme janë kryer edhe ndaj disa termocentraleve, ka raportuar agjencia e lajmeve “AP”.
Sulmet ajrore, të dytat në dy ditët e fundit, janë hakmarrje nga Izraeli pas sulmit me raketë nga Houthit ndaj aeroportit ndërkombëtar të Tel Avivit në Izrael të dielën.
Sulmi i të martës erdhi pak pas njoftimit nga Ushtria izraelite që të evakuohet zona e aeroportit ndërkombëtar të Jemenit.
“Ju bëjmë thirrje që të evakuoheni menjëherë nga zona e aeroportit dhe të lajmëroni çdokënd afër për të distancuar vetën menjëherë. Dështimi për tu evakuuar nga zona do të rrezikojë jetën tuaj”, pati deklaruar Avichay Adraee, zyrtari i Ushtrisë izraelite, përmes një postimi në rrjetet sociale bashkangjitur me hartën e aeroportit ndërkombëtar të Sanaas.