Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina sulmon depon ruse të karburantit

Ukraine

Disa depo karburanti në rajonin Krasnodar të Rusisë janë dëmtuar si pasojë e një sulmi ukrainas me dronë.

Rreth gjashtë dronë ukrainas janë rrëzuar, mbetjet e të cilëve kanë shkaktuar dëme në rafinerinë pranë fshatit Yurovka, kanë bërë të ditur autoritetet ruse.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përveç dëmeve materiale, askush nuk është lënduar, raporton Reuters.

Sulmet me dronë në objektet energjetike brenda territorit të Rusisë janë bërë më të shpeshta në muajt e fundit.

Zyrtarët e Kievit kanë bërë të ditur se ata i kryejnë këto sulme për të minuar përpjekjet luftarake të Rusisë dhe për t’iu përgjigjur sulmeve të Moskës ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Sipas mediave shtetërore ruse, depoja e naftës u sulmua për herë të fundit më 2 maj.