Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, sapo ka konfirmuar se ministrja e Ekonomisë së vendit, Yulia Svyrydenko është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek ka shtuar se shpreson që marrëveshja për mineralet mes SHBA-së dhe Ukrainës të nënshkruhet në “24-orët e ardhshme”.
“Po punojmë në detajet përfundimtare me partnerët tanë amerikanë”, ka thënë ai për televizionin kombëtar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas kësaj, do të bëhet nënshkrimi i dy marrëveshjeve të tjera teknike, sa i përket krijimit të fondit të përbashkët, financimit dhe mbushjes së tij”, ka shtuar Shmyhal.
Mediumi britanik BBC ka siguruar draftin e marrëveshjes ndërmjet SHBA-së dhe Ukrainës, me disa prej objektivave të përmendura në fillim të dokumentit e të cilat janë:
• Bashkëpunim i mëtejshëm ekonomik mes SHBA-së dhe Ukrainës.
• Forcimi i partneritetit që ndihmon në rindërtimin e Ukrainës pas pushtimit në shkallë të gjerë të Rusisë.
• Mirëkuptim i nevojës së Ukrainës jo vetëm për investime financiare, por gjithashtu edhe për transformime strukturore, institucionale dhe teknologjike.
• Rreshtim më të gjerë dhe strategjik ndërmjet dy popujve dhe qeverive, me shfaqjen e mbështetjes së SHBA-së për sigurinë dhe integrimin e Ukrainës në kornizat globale ekonomike.
• Të shërbejë si një mekanizëm kryesor për nxitjen e investimeve transparente, të përgjegjshme dhe të orientuara drejt sektorëve kritikë të ekonomisë së Ukrainës.