Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina shkatërron urën e dytë në rajonin Kursk të Rusisë

Kursk, Rusi

Kursk, Rusi

Foto: Associated Press

Forcat ajrore të Ukrainës kanë bërë të ditur të dielën se kanë sulmuar një urë tjetër në rajonin Kursk të Rusisë.

Pamjet e postuara në kanalin Telegram të një komandanti tregojnë një sulm në një urë në Zvannoe, Kursk, mbi lumin Seym, raporton The Guardian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkatërrimi i infrastrukturës së Ukrainës në zonë besohet të jetë një përpjekje për të penguar linjat e furnizimit ose përforcimet ruse.

“Minus një urë më pak! Aviacioni i forcave ajrore vazhdon të privojë armikun nga aftësitë e tij logjistike me sulme të sakta ajrore, gjë që ndikon ndjeshëm në rrjedhën e armiqësive”, ka shkruar në Telegram komandanti i Forcave Ajrore, Gjeneral Let Mykola Oleshchuk.