Trupat ukrainase kanë arritur të shkatërrojnë sistemin rus të mbrojtjes ajrore, Buk-M3, që po qëndronte diku në fushëbetejë në tokat ukrainase.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar momentin kur artileria e rëndë ruse po ndiqej nga dronët, derisa në një moment goditja nga lart bëri që sistemi të digjej si fishekzjarr.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shkatërrimi epik i sistemit rus të mbrojtjes ajrore, Buk-M3, i ndjekur nga fishekzjarr nga shpërthimi”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.
Sulmi u krye nga brigada ukrainase “Pylli i Zi”.
Autoritetet thanë se ky sistem rus kushton rreth 45 milionë dollarë.