Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka deklaruar se Ukraina nuk do të nënshkruajë marrëveshje për mineralet me SHBA-në pa garanci sigurie.
Shmyhal ka thënë se për një "version faktikisht përfundimtar" i marrëveshjes së mineraleve është rënë dakord gjatë dy javësh negociata intensive me SHBA-në, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke folur për TV ukrainas, Shmyhal ka thënë se marrëveshja paraprake parashikon që një "fond investimi" do të krijohet për rindërtimin e Ukrainës.
Kievi dhe Uashingtoni do të menaxhojnë fondin me "kushte të barabarta", ka shtuar ai, duke theksuar se SHBA-ja mbështet përpjekjet e Ukrainës për të marrë garanci sigurie.
"As presidenti i Ukrainës dhe as qeveria ukrainase nuk do të shqyrtojnë dhe nënshkruajnë marrëveshjen pa garanci sigurie për Ukrainën”, ka thënë Shmyhal.
Ndërkohë, sulmet ruse kanë vazhduar të mërkurën. Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe tetë të tjerë të lënduar si pasojë e në sulmi në qytetin lindor Kostyantynvika, ka bërë të ditur kreu i rajonit të Donetskut.