Forcat ajrore ukrainase kanë rrëzuar 17 nga 18 dronët e tipit Shahed, të lëshuar mbi katër rajone ukrainase, gjatë sulmit rus të natës, të mërkurën, raporton Reuters.
Një objekt i infrastrukturës në rajonin Khmelnytskyi është përfshirë nga zjarri pas rrëzimit të njërit prej dronëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShërbimet e urgjencës kanë arritur që mëngjesin e së enjtes ta shuajnë zjarrin, i cili shkaktoi vetëm dëme materiale dhe jo viktima.
Ushtria ukrainase rrëzoi po ashtu tetë dronë mbi rajonin jugor të Mykolaiv-it, pa dëme të raportuara.
Dronë të tjerë u rrëzuan mbi rajonet Zaporizhzhia dhe Kherson.
Forcat ruse përdorën edhe dy raketa balistike Iskander-M për të sulmuar rajonin e Dnipropetrovsk-it, ka bërë të ditur ushtria ukrainase. Nuk ka ende detaje mbi dëmet nga sulmi me këto raketa.