Byroja antikorrupsion e Ukrainës ka njoftuar të hënën se po kryente një operacion në shkallë të gjerë për të zbuluar korrupsionin në sektorin e energjisë në vend.
"Aktivitetet e një organizate kriminale të nivelit të lartë janë dokumentuar", ka thënë byroja në lidhje me hetimin që përfshin 1,000 orë regjistrime audio dhe zgjati 15 muaj punë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Anëtarët e saj kanë ndërtuar një skemë korrupsioni në shkallë të gjerë për të ndikuar në ndërmarrjet strategjike në sektorin publik, në veçanti në SHA 'Energoatom”, thuhet në postimin në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Në raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Ukrainën, këtë muaj, është dhënë një vlerësim i mirë sa i përket përparimeve që vendi në luftë ka bërë për integrim në BE.
Vlerësimi ka qenë më i dobët në fushën e luftimit të korrupsionit.