Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina mund të ftojë përfaqësues rusë në samitin e radhës të paqes

Volodymyr Zelensky

Volodymyr Zelensky

Foto: Associated Press

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të hënën se ai synon të ketë gati të gjitha elementet e një plani paqeje në nëntor, në mënyrë që Kievi të mund të organizonte një samit të dytë ndërkombëtar, mbi vizionin e tij për paqen.

Ukraina mbajti samitin e parë në Zvicër muajin e kaluar, ku morën pjesë përfaqësues të 92 vendeve, por jo Rusisë. Zyrtarë të Kievit kanë thënë se mund të ftojnë përfaqësues nga Rusia në samitin e radhës, raporton Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Kam vendosur një qëllim, që në nëntor të kemi një plan plotësisht të gatshëm”, ka deklaruar Zelensky në një konferencë për shtyp.

Zelensky e bëri vërejtjen në Kiev pasi u kthye nga një vizitë në Uashington javën e kaluar, ku mori pjesë në samitin aleancës ushtarake të NATO-s, më shumë se 28 muaj që nga pushtimi i plotë i Rusisë.

Një zëvendësministër i Jashtëm rus ka deklaruar javën e kaluar se Moska nuk do të marrë pjesë në samitin pasues.

Ukraina ka thënë se samiti pasues do të diskutojë një plan që është hartuar nga dhjetëra vende të ndara në grupe pune.

Zelensky ka thënë gjithashtu se Ukraina do të marrë disa avionë luftarakë F-16 këtë verë, dhe më shumë para fundit të vitit, dhe se ai nuk mund të zbulojë se sa do të jenë saktësisht.