Ukraina është bërë zyrtarisht shteti i 125-të palë në Statutin e Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) më 1 janar.
Një flamur ukrainas u vendos midis flamujve të palëve të tjera shtetërore në ICC-së në Hagë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve ukrainase Ukrinform.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Kjo do të thotë se Ukraina është tani një shtet me të drejta të plota në këtë traktat ndërkombëtar dhe ka të gjitha të drejtat dhe detyrimet e caktuara për shtetet palë”, ka thënë për Ukrinform zëdhënësi i ICC, Fadi el-Abdallah.
Parlamenti ukrainas ratifikoi Statutin e Romës në gusht të vitit 2024, 24 vjet që kur Kievi e nënshkroi për herë të parë.
Statuti i Romës është traktati themelues i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, dhe i jep asaj juridiksion mbi katër krime, gjenocid, krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe krimin e agresionit.
Me anëtarësimin e Ukrainës, janë bërë 125 shtete që e kanë ratifikuar statutin. Rusia dhe SHBA-ja e nënshkruan traktatin, por më vonë tërhoqën nënshkrimet e tyre.
Si anëtare e ICC nga viti 2025, Ukraina do të ketë të gjitha të drejtat dhe detyrimet e caktuara për shtetet palë.