Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është ende duke u shëruar nga lëndimet e rënda në fytyrë dhe këmbë që pësoi në sulmin ajror që vrau babanë e tij, Ali Khamenei, në fillim të luftës, shkruan Reuters duke cituar burime të afërta me të.
Fytyra e Khameneit u shpërfytyrua në sulmin ndaj kompleksit të udhëheqësit suprem në qendër të Teheranit dhe ai pësoi një dëmtim të rëndë në njërën ose të dyja këmbët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor 56-vjeçari megjithatë po shërohet nga plagët e tij dhe mbetet mendërisht i mprehtë, shtuan ata.
Ai po merr pjesë në takime me zyrtarë të lartë përmes konferencave audio dhe është i përfshirë në vendimmarrje për çështje të mëdha - duke përfshirë edhe bisedimet e paqes.
Këto përshkrime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.
Rrëfimet përputhen me një deklaratë të bërë nga sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, më 13 mars, kur ai tha se Khamenei ishte "i plagosur dhe me shumë gjasa i shpërfytyruar".
Një burim i inteligjencës amerikane i tha Reuters se Khamenei besohet se ka humbur një këmbë.