Ka dështuar zgjedhja e papës së ri në votimin e parë në konklavën që filloi të mërkurën.
Konkalava do të vazhdojë ditëve në vijimin ku do të ketë nga katër votime çdo ditë, dy paradite dhe dy pasdite deri sa të zgjidhet papa i ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEnde nuk ka favorit të qartë, megjithëse kardinali italian Pietro Parolin dhe kardinali filipinas Luis Antonio Tagle konsiderohen ndër pretendentët kryesorë.
Zgjedhja e papës së ri bëhet pasi Papa Françesku ka vdekur më 21 prill.
Një total prej 133 kardinalësh nga 70 vende u mblodhën në Kapelën Sistine të Vatikanit për të votuar për një kryesues të ri të 1.4 miliardë katolikëve të botës.
Kjo konklavë është më e larmishmja gjeografikisht në historinë 2000-vjeçare të besimit, në krahasim me 115 nga 48 vende sa morën pjesë në konklavën e vitit 2013, që është një rritje e cila pasqyron përpjekjet e ish-Papës Françesku për të zgjeruar ndikimin e kishës në rajone të largëta me pak katolikë.