Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tusk: Shpërthimi në shinën hekurudhore në Poloni është akt sabotimi

Donald Tusk

Foto: Associated Press

Një shpërthim që ka shkatërruar një shinë hekurudhore në rrugën Varshavë-Lublin të dielën është shkaktuar nga një akt sabotimi, ka thënë të hënën kryeministri polak, Donald Tusk.

"Eksplodimi i një pajisjeje shpërthyese shkatërroi shinën hekurudhore”, ka shkruar Tusk në platformën e mediave sociale X.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Shërbimet e emergjencës dhe zyra e prokurorit po punojnë në vendngjarje. Në të njëjtën rrugë, më afër Lublinit, janë identifikuar edhe dëme”, ka thënë ai.

Policia lokale bërë të ditur të dielën se një makinist treni kishte raportuar dëme në linjën hekurudhore në Poloninë qendrore.

Varshava ka thënë në të kaluarën se roli i saj si një qendër për ndihmë për Ukrainën në luftën ruse e bën atë një objektiv për akte sabotimi. 

Por Moska ka mohuar vazhdimisht çdo veprim të tillë.

Vendet e BE-së për përballen muajve të fundit edhe me shkelje të hapësirave të tyre ajrore nga dronë që dyshohet se janë rusë. Shkelje janë raportuar në Poloni, Rumani, Lituani, Danimarka, Gjermani, Belgjikë etj.