Autoritet turke kanë arrestuar gjashtë persona, përfshirë një iranian, nën dyshimin për spiunazh për Iranin.
Arrestimet u bënë pas operacioneve të kryera nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës së Turqisë dhe policisë kundërterrorizmit në pesë provinca, raportoi AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë arrestuarit dyshohen se ishin në kontakt me pjesëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit dhe akuzohen për mbledhje të informacioneve mbi bazat ushtarake dhe zona të tjera të rëndësishme në Turqi. Ata dyshohen se kishin nën vëzhgim edhe bazën ajrore Incirlik të NATO-s atje.
Të gjashtit u dërguan në paraburgim me akuzat për spiunazh politik dhe ushtarak.