Deputetët në Turqi kanë miratuar një ligj të ri që ka synim të largojë milionë qen endacakë nga rrugët e vendit. Aktivistët për kafshët dhe ata që i duan shqetësohen se ky ligj do të çojë në vrasjen e qenve.
Deputetët e miratuan ligjin pas një seance maratonike. Protesta përreth Turqisë u bënë me thirrjet që t’ë hiqej neni që lejon që kafshët endacake të eutanizohen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOpozita dhe grupet për mbrojtjen e kafshëve e kanë quajtur “ligj masakre”.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili tani duhet ta nënshkruajë ligjin që të hyjë në fuqi, e shtyu përpara duke thënë se Turqia ka “problem me qentë endacakë”, raportoi AP.
Qeveria turke llogarit se janë rreth 4 milionë qen endacakë nëpër rrugët e Turqisë.
Ligji i ri kërkon që komunat t'i mbledhin qentë endacakë dhe t'i strehojnë në strehimore për t'u vaksinuar dhe sterilizuar përpara se t'i vënë në dispozicion për adoptim. Qentë që janë me dhimbje, të sëmurë ose që paraqesin rrezik për shëndetin e njerëzve do të eutanizohen.