Dhjetëra mijëra trupat amerikane të stacionuara në Korenë e Jugut dhe Japoni po shihen të bëhen pjesë e negociatave për tarifa të presidentit amerikan Donald Trump, pavarësisht përpjekjeve nga të dy vendet për t’i ndarë bisedimet për sigurinë nga tregtia, ka raportuar agjencia e lajmeve “Retuers”.
Në postimet e tij në platformën sociale “TruthSocial”, Trump ka shkruar se ndarja e shpenzimeve për mbrojtje do të jetë pjesë e negociatave me Seulin, dhe ka ngritur problemin e barrës së mbrojtjes gjatë vizitës nga zyrtarët japonez në Ëashington gjatë kësaj jave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Japonia ndodhen rreth 50,000 trupa amerikane, ndërsa në Kore të Jugut 28,500. Të dy vendet mbështeten në ombrellën nukleare të SHBA-së për mbrojtje nga Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut, dhe shihen si shumë të rëndësishme për aftësinë e ushtrisë së SHBA-së për të projektuar fuqinë dhe influencën në rajon.
Më herë Trumpi ka sugjeruar se mund të tërheqë trupat e SHBA-së nëse vendet nuk paguajnë për to, dhe gjatë mandatit të parë, ka kërkuar miliarda më shumë.