Protestat që nisën në kryeqendrën e Iranit, Tehran, shkaku i rënies së monedhës iraniane më 28 dhjetor, e që u përhapën në qytete tjera, kanë çuar në më shumë se 500 vdekje, ka thënë një grup vëzhguesish me seli në SHBA, transmeton “BBC”.
Pushteti i udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është në rrezik, ndërsa protestuesit e zemëruar nga rritja e ëmimeve, së bashku me kufizimet sociale dhe politikën e zbatuar nga qeveria kanë pushtuar rrugët.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përsëritur kërcënimet për një ndërhyrje në Iran, ndërsa tha të dielën se zyrtarët iranianë e kanë ftuar për “të negociuar”.
Ai shtoi se “mund të na duhet të veprojmë para një takimi”.
Ai nuk ka dhënë detaje se cilat opsione ushtarake po shqyrton. Por, thuhet se do të informohet të martën për opsione specifike.
E Irani të dielën kishte paralajmëruar hakmarrje në rast të një ndërhyrje të SHBA-së. Ka thënë se qendrat ushtarake dhe bazat amerikane në Lindje të Mesme do të jenë shënjestra.