Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja po e formon një marrëveshje me Iranin që do të jetë “shumë më e mirë” se marrëveshjet e nënshkruara nga presidentit e mëparshëm amerikanë, raporton "BBC".
Trumpi ka shkruar në “Truth Social”, ndërsa i është referuar Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) midis Iranit dhe SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Kinës, Rusisë dhe Gjermanisë të dakorduar vitin 2015.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrumpi e quan këtë “një nga marrëveshjet më të këqija të bëra ndonjëherë që kanë të bëjnë me sigurinë e vendit tonë”, duke shtuar se ishte “një rrugë e garantuar drejt një arme bërthamore”.
Trumpi e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja gjatë mandatit të tij të parë.
Ai pretendon se nëse nuk do ta kishte ndërprerë atë marrëveshje, armët bërthamore do të ishin përdorur “kundër Izraelit, dhe në të gjithë Lindjen e Mesme”.
Në një postim tjetër, ai tha se një marrëveshje me Iranin do të ndodhë “relativisht shpejt!”
Ai gjithashtu mohon se është nën “presion” për të arritur një marrëveshje dhe se është “duke e fituar dukshëm luftën”.
Ai ka insistuar se bllokada në Ngushticën e Hormuzit do të mbetet në fuqi derisa nuk arrihet marrëveshja.
Një raund i dytë i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit ishte paralajmëruar për këtë javë në Pakistan. Mirëpo, delegacioni i Iranit s’e ka konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa delegacioni i SHBA-së ende nuk është nisur për në Islamabad.