Botë

Trumpi thotë se BE-ja mund të përballet me tarifa 35% nëse nuk përmbush premtimet për investime

Von der Leyen dhe Trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se nëse Bashkimi Evropian nuk arrin të përmbushë premtimet e tij të investimeve sipas marrëveshjes BE-SHBA, blloku do të përballet me tarifa prej 35%.

"Ata i ulën tarifat e tyre. Ata paguan 600 miliardë dollarë dhe për shkak të kësaj unë i uli tarifat ndaj tyre nga tridhjetë përqind në pesëmbëdhjetë përqind”, ka shkruar Trumpi në llogarinë e tij në “Truth Social”.

"Detajet janë, 600 miliardë dollarë për të investuar në çdo gjë që dua, çdo gjë. Mund të bëj çdo gjë që dua me to... Ata na kanë shqyer për kaq shumë vite saqë është koha që të paguajnë dhe duhet të paguajnë”, ka shtuar ai.

Më pas ai ka kritikuar “kryeministren” zvicerane duke thënë se ajo “nuk donte t’i dëgjonte” argumentet e tij.

Trumpi ka kërcënuar gjithashtu me tarifa farmaceutike.