Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja mund të nënshkruajnë “shumë shpejt” një marrëveshje tregtare me Kinën, pas bisedimeve me presidentin kinez, Xi Jinping në Korenë e Jugut të enjten.
Trumpi ka njoftuar tarifa më të ulëta për importet kineze dhe ka thënë se çështja mbi qasjen e SHBA-së në metalet e rralla është zgjidhur.
Presidenti u ka thënë gazetarëve në Air Force One se SHBA-ja do të ulë tarifat e zbatuara këtë vit si ndëshkim ndaj Kinës për shitjen e kimikateve të përdorura për të prodhuar fentanyl, nga 20% në 10%. Kjo e ul normën totale të kombinuar të tarifave ndaj Kinës nga 57% në 47%.
Pekini nuk ka komentuar për asnjë nga këto deri më tani.
Ajo për të cilën nuk ka pasur ende asnjë fjalë as nga pala amerikane dhe as nga ajo kineze është një marrëveshje përfundimtare mbi shitjen e operacioneve amerikane të rrjetit social TikTok në pronësi kineze.
Njoftimet e Trumpit po shihen si një përparim pasi tensionet tregtare u rritën përsëri midis dy ekonomive më të mëdha në botë këtë vit.
Xi e lë Trumpin në pritje para gazetarëve, shpërthejnë reagimet në rrjetet sociale
Presidenti kinez, Xi Jinping, e ka lënë Donald Trumpin të priste për pak kohë, derisa u shfaq edhe ai para mediave me të mbërritur në aeroportin e Busanit në Korenë e Jugut, për takimin e tyrë të parë në mandatin e dytë të presidentit amerikan.
Takimi është zhvilluar të enjten, në kuadër të një turneu pesëditor të Trumpit në Azi.
Në videot të cilat po shpërndahen me të madhe në rrjetet sociale, shihet momenti kur Trumpi shfaqet në vendin e takimit para mediave të shumta, ndërkohë që mbetet në pritje për disa sekonda, derisa aty të shfaqet edhe Xi.
🚨MAJOR BREAKING: President Xi of China HUMILIATES Donald Trump with a very obvious cold reception. Trump awkwardly tries to force “we have a great relationship” several times - but an icy Xi refuses to play along.
— CALL TO ACTIVISM (@CalltoActivism) October 30, 2025
This is a complete embarrassment on the world stage. pic.twitter.com/m9pfdmttzh
Komentuesit në mediat online kanë shkruar se Trumpi është poshtëruar nga Xi, i cili e ka pritur atë shumë ftohtë.
Disa madje kanë shkruar se Xi është lideri më i vështirë me të cilin Trumpi kishte të bënte.
🚨 BREAKING: HISTORIC MOMENT as President Trump shakes the hand of Chinese President Xi Jinping
— Eric Daugherty (@EricLDaugh) October 30, 2025
"He's a VERY tough negotiator. That's not good!" 🤣
"Good to see you again!"
"We're gonna have a very successful meeting!"
"We've ALWAYS had a great relationship."
HUGE. pic.twitter.com/wqWeTF9wqc
Pavarësisht kësaj, presidenti amerikan është vlerësuar për sjelljen e tij shumë të këndshme me homologun e tij kinez.
Vetë Trumpi e ka vlerësuar lart takimin me Xi-në, duke e quajtur atë “shumë të suksesshëm”.
Pas takimit bilateral që ata kanë pasur, Trumpi ka njoftuar zvogëlimin e tarifave ndaj Kinës dhe ka paralajmëruar se një marrëveshje tregtare do të nënshkruhet “shumë shpejt”.
President Trump said a lot while Xi said nothing.
— Peter B (@realpeteyb123) October 30, 2025
Trump tried everything, jokes, leads, and even a pat.
Nothing.
The hardest negotiator and country to deal with for Trump. The rest of the leaders and world he plays like a 🎻
Thank God Trump is handling this and not Kamala. pic.twitter.com/LKbXGmKlFD