Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka zhvilluar atë që ai e përshkroi si një telefonatë "shumë të mirë" një orëshe me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, një ditë pasi foli me presidentin rus Vladimir Putin.
Zelensky ka thënë më pas se ai besonte se "paqja e qëndrueshme mund të arrihet këtë vit" nën udhëheqjen e Trumpit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë bisedës mes dy presidentëve është diskutuar gjithashtu pronësia e mundshme e SHBA-së mbi termocentralet bërthamore të Ukrainës, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, megjithëse Zelensky më vonë deklaroi se ishte diskutuar vetëm për objektin e Zaporizhzhias të mbajtur nga Rusia.
Kjo ishte biseda e parë Trump-Zelensky që nga takimi i tensionuar mes tyre më 28 shkurt në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë bisedës së tij me Trump, Zelensky ka thënë se ishte i hapur për një armëpushim të pjesshëm që përfshin një ndalim të goditjeve në infrastrukturën energjetike, hekurudhat dhe objektet portuale, por presidenti ukrainas ka paralajmëruar se vendi i tij do të hakmerrej nëse Moska shkel kushtet e armëpushimit.
Ndërkaq, duke shkruar në platformën e tij të mediave sociale "Truth Social", Trumpi ka thënë se thirrja kishte për qëllim përafrimin e Ukrainës dhe Rusisë "për sa i përket kërkesave dhe nevojave të tyre", duke shtuar se përpjekjet për armëpushim ishin në rrugën e duhur.