Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se shtetet anëtare të NATO-s duhet t’i rrëzojnë aeroplanët rusë që shkelin hapësirat e tyre ajrore, raporton “BBC”.
Trump ka thënë këtë duke iu përgjigjur një gazetari në New York.
Në takimin e tij me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Trump është pyetur nëse do të përkrahte veprimet e tilla.
Ai u përgjigj me: “Po”.
Në fillim të këtij muaji, NATO-ja ka rrëzuar dronë rusë mbi Poloni, në përballjen e parë të drejtpërdrejtë me Moskën që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Kjo i tronditi udhëheqësit në të gjithë Evropën, duke ngritur pyetje se sa e përgatitur është aleanca kundër agresionit rus në rritje.
Trumpi lavdëron Ukrainën: Po bën punë të shkëlqyer në ndaljen e ushtrisë së madhe ruse
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lavdëruar ushtrinë ukrainase, duke thënë se po bën një punë të shkëlqyer për të ndalë ushtrinë e madhe ruse.
Tumpi e ka bërë komentin gjatë një takimi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Neë York.
“Ekonomia ruse është e tmerrshme tani... po shembet. Ukraina po bën një punë të shkëlqyer në ndalimin e kësaj ushtrie të madhe, sinqerisht. Është e mahnitshme", ka thënë ai.
"Është një luftë që duhej të kishte mbaruar brenda tre ditësh, njerëzit thoshin se do të ishte shumë e shpejtë - por për këtë duhet t’ua zgjasni dorën ushtarëve ukrainas dhe të gjithë të përfshirëve”, ka shtuar Trumpi.