Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi shprehet qartë: Nuk do ta lejoj Netanyahun ta aneksojë Bregun Perëndimor

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se nuk do ta lejojë Benjamin Netanyahun ta aneksojë Bregun Perëndimor.

“Nuk do ta lejoj Izraelin ta aneksojë Bregun Perëndimor... Nuk do të ndodhë”, ka thënë ai para gazetarëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trumpi ka thënë se një marrëveshje për Gazën është “shumë afër”. Ai do ta takojë Netanyahun të hënën, raportoi BBC. 

Izraeli është përballë presionit ndërkombëtar për t’i dhënë fund luftës në Gazë dhe okupimit të Bregut Perëndimor.

Britania dhe Gjermania kanë thënë se e kanë paralajmëruar Izraelin kundër aneksimit, ndërsa sekretari i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë të hënën se do të ishte “moralisht, ligjërisht dhe politikisht e patolerueshme” një gjë e tillë.