Presidenti amerikan, Donald Trump, raportohet të ketë takuar homologun e tij sirian, Ahmed al-Sharaa në Riad të Arabisë Saudite të mërkurën. Është hera e parë që nga viti 2000 që liderët e dy shteteve takohen. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar të martën takimin, duke theksuar se do të jetë një takim vetëm sa për t’u përshëndetur. E para këtij takimi, Trumpi ka thënë se do t’i heqë sanksionet ndaj Sirisë.
Pse është i rëndësishëm takimi i Trumpit me presidentin e Sirisë?
Takimi i presidentit amerikan, Donald Trump me presidentin e Sirisë, Ahmed al-Sharaa paraqet një mundësi të rëndësishme për të forcuar vizionin e Princit saudit të Kurorës, Mohammed bin Salman për të ardhmen e Lindjes së Mesme.
Rënia e regjimit të Bashar al-Assadit në Siri ka shënuar një humbje të rëndësishme për Republikën Islamike të Iranit, dhe një mundësi të madhe për Arabinë Saudite për të frenuar ndikimin iranian në botën arabe.
Megjithatë, largimi i Assadit nuk mjafton për të forcuar bazat saudite dhe turke në Siri, shkruan BBC.
Ajo që kanë nevojë të dy vendet është një qeveri e qëndrueshme nën udhëheqjen e al-Sharaas, e aftë për të rivendosur sigurinë, për të lehtësuar rimëkëmbjen ekonomike dhe për të udhëhequr rindërtimin e një vendi të shkatërruar nga lufta.
خاک بر سرت #عراقچی #خامنهای_بیشرف شیعه زامبی وحشی جولانی متعصب هم با #آمریکا #ترامپ دیدار کرد بعد خودتونو پنیر برند kiri کردید برای نوع #مذاکرات دلقک بازی موشک پرانی حمایت از نیابتی #فلسطین #لبنان #یمن
— 🌘 (@clarinetromance) May 14, 2025
#Trump #SaudiArabia #Israel #Syria #Iran pic.twitter.com/n5qk95jEEz
Heqja e sanksioneve pesëdhjetëvjeçare të SHBA-së kundër Sirisë, siç thuhet me kërkesë të Mohammed bin Salman dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, hap rrugën për investime të konsiderueshme saudite dhe turke në Siri.
Nga hapja pritet të përfitojnë edhe kompanitë amerikane, veçanërisht në sektorin e energjisë.
Takimi i Trumpit me al-Sharaan do të ndikojë shumë në dhënien e legjitimitet ndërkombëtar një njeriu që dikur njihej me emrin e tij Abu Mohammad al-Jolani, për shkak të lidhjeve të tij në të kaluarën me Al-Kaidën.
Erdogani, pjesë e takimit Trump - Al-Sharaa
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, raportohet të jetë bërë pjesë e takimit midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij të Sirisë, Ahmed Al-Sharaa të mërkurën në Riad të Arabisë Saudite.
Agjencia turke e lajmeve Anadolu ka raportuar se Erdogani i është bashkuar takimit përmes një videolidhjeje.
Në takim ishte pjesëmarrës edhe Princi saudit i Kurorës, Mohammed bin-Salman.
Takimi Trump- Al-Sharaa, është i pari mes liderëve të SHBA-së dhe Sirisë, që nga viti 2000.
Takimi vjen një ditë pas njoftimit nga Trumpi se do t'i heqë sanksionet ndaj Sirisë, gjatë një fjalimi të gjatë në Forumin e Investimeve që është mbajtur të martën në Riad.
Takohen Trump dhe Al-Sharaa
Presidenti amerikan, Donald Trump, raportohet të ketë takuar homologun e tij sirian, Ahmed al-Sharaa në Riad të Arabisë Saudite të mërkurën.
Është hera e parë që nga viti 2000 që liderët e dy shteteve takohen, raporton BBC.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar të martën takimin, duke theksuar se do të jetë një takim vetëm sa për t’u përshëndetur.
خاک بر سرت #عراقچی #خامنهای_بیشرف شیعه زامبی وحشی جولانی متعصب هم با #آمریکا #ترامپ دیدار کرد بعد خودتونو پنیر برند kiri کردید برای نوع #مذاکرات دلقک بازی موشک پرانی حمایت از نیابتی #فلسطین #لبنان #یمن
— 🌘 (@clarinetromance) May 14, 2025
#Trump #SaudiArabia #Israel #Syria #Iran pic.twitter.com/n5qk95jEEz
SHBA-ja vitin e kaluar ofronte 10 milionë dollarë për të, sot Trumpi takon Al-Sharaan
Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, zyrtarisht mori detyrën një muaj pas rënies së shpejtë të regjimit të Bashar al-Assadit në dhjetor.
Forcat e tij udhëhoqën koalicionin e grupeve militante në një fushatë të shpejtë e cila rrëzoi regjimin brutal që sundoi vendin e shkatërruar nga lufta për dekada.
Më parë, ai ishte komandant i Al-Kaedës, por që atëherë ka ndërprerë lidhjet me grupin. Kur ai mori rolin, al-Sharaa theksoi se qeveria e re e Sirisë përballej me një "detyrë të rëndë dhe një përgjegjësi të madhe", raporton BBC.
Pas përmbysjes së Bashar al-Assadit, 90% e popullsisë së Sirisë ishte nën kufirin e varfërisë, teksa dhuna vazhdonte me përleshje midis fraksioneve të armatosura islamike, forcave të sigurisë dhe luftëtarëve nga pakica fetare Druze.
Ka pasur gjithashtu vrasje masive të qindra civilëve nga komuniteti pakicë alavit në rajonin bregdetar perëndimor në mars, gjatë përleshjeve midis forcave të reja të sigurisë dhe besnikëve të Assadit.
Njoftimi i Trumpit të martën për heqjen e sanksioneve është pritur me pozitivitet në Siri, dhe takimi midis al-Sharaa dhe presidentit amerikan Donald Trump do të jetë hera e parë që liderët amerikanë dhe sirianë takohen që nga viti 2000.
Lëvizja po ashtu mund të shënojë një shkrirje të mëtejshme të marrëdhënieve midis dy vendeve, pasi SHBA-ja kishte hequr një shpërblim prej 10 milion dollarësh për arrestimin e al-Sharaa në dhjetor, pas takimeve diplomatike.