Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se sulmi i fundit në Boulder të Kolorados, ku 12 persona u plagosën kur një burrë sulmoi një grup të mbledhur në mbështetje të pengjeve izraelite, thekson rreziqet ekstreme që i kanosen SHBA-së nga hyrja e shtetasve të huaj pa u verifikuar siç duhet, si dhe të atyre që vijnë si vizitorë të përkohshëm dhe qëndrojnë më gjatë se vizat e tyre.
"Ne nuk i duam ata”, ka thënë Trump, duke shtuar se ai beson se SHBA-ja nuk mund të ketë "migrim të hapur ndaj asnjë vendi ku nuk mund të verifikojë dhe kontrollojë në mënyrë të sigurt dhe të besueshme ata që kërkojnë të hyjnë".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Forca e këtyre kufizimeve të reja të aplikuara varet nga ashpërsia e kërcënimit të paraqitur”, ka vazhduar Trump.
Ai ka shtuar se lista e vendeve nën ndalim është "subjekt i rishikimit" nëse bëhen përmirësime.