Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ftesa e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për bisedime direkte me Ukrainën për armëpushim, nënkupton potencialisht “një ditë të madhe për Rusinë dhe Ukrainën”.
Në një postim në “Truth Social”, presidenti amerikan tha: “Mendoni për qindra e mijëra jetë që do të shpëtohen, pasi shpresojmë që më në fund të përfundojë kjo ‘gjakderdhje’. Do të jetë një botë e re dhe shumë më e mirë dhe do të vazhdojmë të punojmë me dyja palët për t’u siguruar që kjo të ndodhë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPutin ka bërë thirrje për bisedime direkte me Ukrainën më 15 maj në Stamboll.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka pranuar ftesën por ka thënë se shpreson që Rusia të nisë armëpushimin 30-ditor të pakushtëzuar, duke filluar nga dita e hënë. Për një armëpushim të tillë kanë bërë thirrje liderët evropianë që gjenden në vizitë në Kiev.