Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Izraeli dhe Irani janë “të lodhur”, por konflikti mes të dyja shteteve mund të fillojë sërish.
“Jam marrë me të dyja dhe të dyja janë të lodhura, stërlodhura... dhe a mund të rifillojë? Mendoj se ndonjë ditë mundet. Ndoshta mund të fillojë së shpejti”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se javën e ardhshme pala amerikane do të bisedojë me të Iranit, me një marrëveshje të mundshme në tavolinë për programin bërthamor të Teheranit.
“Do të flasim m e ta javën e ardhshme, me Iranin. Ndoshta mund të nënshkruajmë një marrëveshje, nuk e di. Për mua, unë nuk mendoj se është aq e nevojshme. Ata patën një luftë, luftuan, tani po shkojnë prapa në botën e tyre. Nuk më intereson nëse e kam një marrëveshje ose jo”, ka thënë Trumpi gjatë konferencës pas samitit në NATO-s.
Ai u shpreh se nuk beson në nevojën e një marrëveshjeje për shkak të sigurisë që ka shprehur se SHBA-ja me sukses ka shkatërruar kapacitetet bërthamore të Iranit, pavarësisht se inteligjenca ka vlerësuar ndryshe.