Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi niset drejt Lindjes së Mesme: Lufta mbaroi

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është nisur me aeroplanin Air Force One drejt Lindjes së Mesme. 

Ai do ta vizitojë fillimisht Izraelin e më pas do të shkojë në Egjipt për një samit të liderëve botërorë mbi luftën në Gazë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Lufta mbaroi”, tha Trump, transmeton “BBC”. 

Trump tha se “të gjithë janë dakord me marrëveshjen” e tij për t’i dhënë fund luftës në Gazë. 

“Të gjithë janë të lumtur dhe mendoj se do të mbetet kështu”, tha Trump.