Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar katër urdhra ekzekutivë, që, sipas tij, do ta riformësojnë ushtrinë amerikane. Ndër vendimet është ndalimi i formulimit të politikave për pjesëtarët trasngjinorë në forcat ushtarake amerikane, por se kjo nuk përbën përjashtim të menjëhershëm.
Tjetri vendim është rikthimi i më shumë se 8000 shërbyesve që ishin larguar për shkak të refuzimit të vaksinimit ndaj COVID-19.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI treti vendim është ndalimi i iniciativave për diveristet, barazi dhe përfshirje në ushtri. Kjo nënkupton se s’do të ketë avantazhe bazuar në raca apo gjini, për t’u futur në ushtri.
Vendimi i katërt është ndërtimi i një sistemi ajror të mbrojtjes, “Iron Dome” amerikan – i ngjashëm me atë që e ka Izraeli.
Urdhrat janë nënshkruar nga Trumpi gjatë një fluturimi që pati të hënën vonë.